Page 17 - Demo
P. 17


                                    15Masa dhe peshaPersoni në figurë po ushtron një forcë për të hapur një sustë. Susta përpiqet të ruajë formën spirale. Personit i duhet të harxhojë shumë energji për të shformuar sustën. Susta tërheq në drejtim të kundërt për të ruajtur formën e saj. Në të njëjtën mënyrë sillet edhe shiriti elastik. Trupi Pluskon Zhytet Guri PoNëse mbani një magnet pranë një trupi prej hekuri, çfarë ndieni?Forca e padukshme magnetike tërheq trupin prej hekuri drejt magnetit.A keni menduar ndonjëherë se pse disa gjëra pluskojnë dhe disa të tjera jo?Hulumtim: Zgjidhni tre trupa dhe shikoni se cili prej tyre pluskon dhe cili nuk pluskon.Kopjoni tabelën në Fletoren e laboratoritdhe shënoni rezultatet.Cili nga trupat zhytet dhe cili pluskon? Dalloni ndonjë rregullsi?Përfytyroni sikur zhysni një top plastik nën ujë. Çfarë ndieni? Ju e shtyni poshtë nën ujë. Uji e shtyn lart, në drejtim të kundërt.Pluskimin dhe zhytjen do ta shqyrtoni më hollësisht në mësimin tjetër. Ju nuk mund ta shikoni forcën magnetike, por mund të shikoni efektet e saj.
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21