Page 19 - Demo
P. 19


                                    17Masa dhe peshaA ka ndonjë rregullsi që lidh madhësinë e kapakut me numrin e gjilpërave që nevojiten për ta zhytur atë?Shkruani një fjali që përmbledh hulumtimin tuaj. Nëse madhësia e një kapaku rritet, atëherë numri i gjilpërave që nevojitet për ta zhytur atë rritet/zvogëlohet.Në bazë të hulumtimit që bëtë, si e shpjegoni faktin që anijet e rënda metalike pluskojnë, por gjilpërat jo? Forcat që veprojnë mbi një trup i paraqesim me anën e shigjetave.Shigjeta nga lart poshtë tregon madhësinë dhe drejtimin e forcës së rëndesës mbi vazon me lule. Mbi të vepron edhe një forcë e dytë. Kjo kuptohet, sepse përndryshe vazoja do të ishte në qendër të Tokës. Kjo është forca shtytëse kundërvepruese, e cila vepron nga poshtë lart.Për të treguar këtë, a mund të vizatoni një shigjetë në figurë? A mund të vizatoni shigjetat e forcave që veprojnë mbi librin?Pse ky trup (libri) po bie? Çfarë ka ndryshuar?Forcat që veprojnë mbi të nuk janë të baraspeshuara. Për të lëvizur librin ose ka ndryshuar një prej forcave, ose po vepron ndonjë forcë tjetër. Për shembull, dikush mund ta ketë shtyrë apo tërhequr librin. Tani, rafti nuk ushtron forcë shtytëse kundërvepruese nga poshtë lart. Forca e rëndesës e tërheq librin poshtë.
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23