Page 20 - Demo
P. 20


                                    18Hulumtimi i forcaveFërkimiMbi veturë veprojnë edhe forca të tjera. Motori është ai që e shtyn veturën përpara. Gjithashtu, kur sipërfaqet e dy trupave preken ata ngadalësojnë lëvizjen e njëritjetrit. Dukuria quhet fërkim dhe forca që ngadalëson lëvizjen quhet forcë fërkimi.Fërkimi bën që këpucët apo gomat e makinave të mos rrëshqasin. Procesi i frenimit te biçikletat dhe te makinat mbështetet te fërkimi. Ndonjëherë nuk duam shumë fërkim. Nëse dikush bën ski apo patinazh, qëllimi është të përshpejtohet e jo të ngadalësohet. Në pjesët e lëvizshme të makinerive, fërkimi zvogëlohet duke hedhur vaj.Si mendoni? Mendoni rreth fërkimit që krijohet ndërmjet këpucëve dhe dyshemesë. Në cilat dysheme apo sipërfaqe ka më shumë gjasa të rrëshqisni? Ju përcaktoni drejtimin e veprimit të forcave.Ideja kryesoreForcat mund të jenë shumë të dobishme. Mbani mend: Drejtimi i një shigjete tregon drejtimin e forcës që ajo paraqet.Cila forcë tërheq trupat në Tokë? Cila forcë kundërshton forcën e rëndesës?Në figurën më sipër, vizatoni shigjetat që tregojnë forcat, që veprojnë mbi veturë.Sipërfaqet e ashpra japin fërkim më të madh.
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24