Page 21 - Demo
P. 21


                                    19Masa dhe peshaPse u hidhet vaj makinave? Trupat në lëvizjeKur trupat lëvizin, është më e vështirë të vizatohen shigjetat e forcave. Duhet të praktikohemi për të gjetur se cila forcë ka efekt më të madh. Nëse një makinë lëviz përgjatë një rruge, forca shtytëse e motorit duhet të jetë më e madhe se forca e fërkimit.Çfarë ndodh nëse forca e fërkimit rritet?Çfarë ndodh nëse forca e motorit zvogëlohet dhe forca e fërkimit nuk ndryshon?Për të treguar një forcë të madhe, vizatojmë një shigjetë të gjatë ( ). Për të treguar një forcë të vogël, vizatojmë një shigjetë të shkurtër ( ). Vizatoni në figurën më poshtë shigjetat e forcave. Mos harroni se madhësia e shigjetës tregon madhësinë e forcës.Tani shkoni në faqen 28 për të kontrolluar se çfarë dini.Cila forcë duhet të ndryshojë për të ndaluar zhytjen e varkës? A ka ndonjë forcë që nuk mund të ndryshohet?1. Nëse forcat janë të padukshme, si mund t’i tregoni ato?2. Çfarë tregon madhësia e shigjetës?3. Vizatoni një shigjetë për të treguar drejtimin e forcës së rëndesës që vepron mbi mollën e Njutonit. Sipërfaqet e lëmuara e zvogëlojnë fërkimin.
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25