Page 23 - Demo
P. 23
21Masa dhe peshaNë figurën e mëposhtme, a mund të vizatoni shigjetat që tregojnë forcat që veprojnë mbi autobusin kur ai ka ndaluar? Kujtojmë që shigjetat tregojnë madhësinë dhe drejtimin e forcave.Çfarë force duhet të rritë shoferi për ta ndalur në kohë autobusin?Çfarë force duhet të zvogëlojë shoferi për ta ndalur në kohë autobusin?Kur forcat janë të njëjta, i quajmë të baraspeshuara. Kjo do të thotë se nuk ndodh asgjë.Kur vrojtuat makinën lodër në fillim të hulumtimit, ajo nuk lëvizte. Kjo do të thotë se forcat ishin të baraspeshuara.Kur e shtytë makinën, ajo lëvizi. Kjo do të thotë se në këtë rast forcat janë të pabaraspeshuara dhe diçka ndodhi. Makina lëvizi!Si mund ta provoni nëse ndryshimi i forcës ndryshon shpejtësinë e trupit?Si e matim shpejtësinë?Kujtojmë se duhet të matim largësinë që përshkon trupi dhe kohën që i duhet për ta përshkuar atë largësi.Hulumtim: Matni shpejtësinë e një makine lodër.Kopjoni tabelën në Fletoren e laboratoritdhe regjistroni rezultatet.Këndi i rrafshit të pjerrët (gradë)Koha e duhur për të përshkuar 1 metër (s)Shpejtësia (m/s)20 6 0.1630405060A mund të gjeni ndonjë rregullsi në rezultatet tuaja?Në ç’mënyrë tjetër mund ta rritim shpejtësinë e makinës?Planifikoni një hulumtim për të gjetur nëse sipërfaqja ka apo jo ndikim në shpejtësinë e makinës. Si do ta bëni të besueshëm këtë eksperiment?

