Page 24 - Demo
P. 24
Energjia e Diellit përdoret nga bima dhe shndërrohet në energji kimike.Njeriu e merr energjinë nga bima.22Ideja kryesoreEnergjia lëviz trupat dhe gjallesat. Ju njihni dhe kuptoni idenëe energjisë gjatë lëvizjes.Forcat e baraspeshuara dhe të pabaraspeshuaraNga e merrni energjinë tuaj?Ka shumë forma të ndryshme të energjisë. Energjia elektrike dhe ajo termike (nxehtësia) janë dy prej tyre. Ushqimi që marrim, përmban energji kimike. Trupi ynë e shndërron këtë energji kimike në shumë lloje të tjera energjie. Për shembull, kur ne lëvizim, ajo shndërrohet në energji kinetike. Energjia kinetike është një shprehje shkencore dhe do të thotë energji e lëvizjes.Ju po studioni forcat. A është e vërtetë që forcat i bëjnë trupat të lëvizin?Për ushtrimin e forcave të tilla sikurse është shtytja apo tërheqja duhet të përdoret energji, në të kundërt nuk ndodh gjë.Nga e morët energjinë kur shtytë makinën lodër në hulumtimin e mësimit të mëparshëm?Njeriu përdor energjinë kimike të ushqimeve që ha për të shtyrë makinën. Energjia kimike është shndërruar në energji kinetike.

