Page 25 - Demo
P. 25
Nxehtësia është një formë e energjisë. Gjatë punës, pajisjet çlirojnë energji termike, që përhapet në mjedis. Kjo është arsyeja pse televizorët dhe kompjuterët nxehen gjatë punës.A e dini se...Si mendoni? Energjia është si të hollat. Atë mund ta shpenzoni apo ta ruani për ta përdorur më vonë. Përdorimi i energjisë është si shpenzimi i të hollave. Nëse e shpenzoni, atëherë duhet ta zëvendësoni ose do të mbeteni pa gjë.2. A do të ketë ndryshim në lëvizjen e një trupi, kur forcat që veprojnë mbi të janë të pabaraspeshuara?1. A do të ketë ndryshim në lëvizjen e një trupi, kur forcat që veprojnë mbi të janë të baraspeshuara?23Masa dhe peshaPasi është vënë në lëvizje, makina lodër do të vazhdojë të lëvizë me të njëjtën shpejtësi dhe në të njëjtin drejtim. Nëse mbi të ushtrohet një forcë, ajo mund të ndryshojë shpejtësinë ose të ndalet plotësisht.Energjia matet me xhaul. Për të ngritur një libër nevojitet rreth 1 xhaul energji. Për të ngritur më shumë libra do të duhet më shumë energji. Nëse doni të lëvizni librat për në dhomën tjetër, keni nevojë për akoma më shumë energji.Sa energji ju nevojitet për të ngritur:a) 10 libra? b) 20 libra? Tani shkoni në faqen 29 për të kontrolluar se çfarë dini.Një çikliste duhet të punojë shumë që të arrijë ta shpejtojë shumë biçikletën. Sasia e punës që kryen çiklistja varet nga:● largësia që përshkon biçikleta;● pesha e asaj çfarë po lëviz. Kjo peshë është sa masa e saj bashkë me biçikletën, shumëzuar me 10.Puna e kryer është sa forca vepruese mbi një trup shumëzuar me largësinë e lëvizjes së këtij trupi.

