Page 26 - Demo
P. 26
24Fërkimi mund të jetë i dobishëmIdeja kryesoreFërkimi dhe rezistenca e ajrit ngadalësojnë rënien e trupave. Ju kuptoni se si fërkimi mund të ndryshojë shpejtësinë e lëvizjes së trupave.Renditni të gjitha forcat që keni mësuar deri tani. Ju kujtohet se si vepron fërkimi mbi makinën lodër?Si i ndihmon fërkimi shoferët e Formulës 1?Fërkimi mund të jetë shumë i dobishëm. Ai i ndihmon makinat dhe autobusët për t’u ngadalësuar dhe për të ndaluar. Frenat punojnë falë fërkimit. Forca e fërkimit varet nga lloji i sipërfaqeve që takohen.Hulumtim: Fërkoni me shpejtësi duart tuaja. Çfarë ndieni?Tani, fërkojini përsëri, por duke i ngjeshur ato më fort. Çfarë ndieni? Vihet re që duart u ngrohën më shumë në rastin e dytë. Sa më e madhe është forca ngjeshëse ndërmjet trupave që fërkohen, aq më i madh është fërkimi që shkaktohet. Kur trupat lëvizin përmes ajrit, mbi ta vepron një forcë në drejtim të kundërt me lëvizjen. Këtë forcë shkencëtarët e quajnë rezistenca e ajrit ose rezistencë ballore. Madhësia e rezistencës së ajrit varet nga madhësia e sipërfaqes ballore të trupit. Pra, ajo varet dhe nga forma e trupit.Një trup i vogël bie përmes ajrit më mirë se një trup i madh, kështu që rezistenca e ajrit është më e vogël.

