Page 27 - Demo
P. 27


                                    25Masa dhe peshaHulumtim: Hulumtoni rezistencën e ajrit duke përdorur një fletë letre. Lëshoni një fletë letre dhe vrojtoni se sa shpejt bie ajo drejt tokës.Çfarë forcash veprojnë mbi letër?Mblidheni letrën shuk si një topth.Çfarë vini re kur e lëshoni këtë shuk letre?A është provë e besueshme kjo? Matni lartësinë nga ku lëshoni letrën dhe mbajeni të pandryshuar. Matni kohën e rënies. Në Fletoren e laboratorit shënoni rezultatet në një tabelë si e mëposhtmja.Ç’pajisje përdorët për matjen e kohës? Lloji i letrësKoha që i duhet për të rënë(sekonda) Prova 1Koha që i duhet për të rënë(sekonda) Prova 2Koha që i duhet për të rënë(sekonda) Prova 3topthe sheshtëPërgjigjuni pyetjeve rreth hulumtimit.a) Çfarë vini re për kohën e rënies, përsecilën nga letrat që bien?b) A është e njëjtë koha e rënies për tëdyja letrat?Fleta e sheshtë e letrës ka sipërfaqe më të madhe. Kjo do të thotë se rezistenca e ajrit që vepron mbi të është më e madhe. Topthi i letrës ka sipërfaqe më të vogël. Kjo do të thotë se rezistenca e ajrit që vepron mbi të është më e vogël. Rezistenca e ajrit është një lloj fërkimi. Trupi në këtë rast fërkohet e goditet nga grimcat e ajrit.Çfarë ndikon në rritjen e rezistencës së ajrit?
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31