Page 28 - Demo
P. 28


                                    rezistencae ajritforca e rëndesës26Ideja kryesoreCila parashutë punon më mirë?Ju kuptoni se si fërkimi mund të ndryshojë shpejtësinë e lëvizjes së trupave.Fërkimi mund të jetë i dobishëmÇfarë forcash veprojnë mbi një parashutist? Si e përdor parashutisti rezistencën e ajrit? Përdorimi i parashutës për t’u ulur në Tokë është quajtur hedhje me parashutë. Parashuta funksionon duke përdorur rezistencën e ajrit. Parashuta është projektuar për të rritur rezistencën e ajrit. Sipërfaqja e madhe e syprinës së parashutës goditet nga më tepër grimca ajri, se sa trupi i parashutistit. Kjo gjë e ndihmon parashutistin të bjerë shumë ngadalë.Kjo varet nga lartësia e hedhjes, por, nëse nuk do të kishte ajër, një parashutist mund ta godiste tokën me një shpejtësi më të madhe se 1000 kilometra në orë (km/h) edhe me parashutë.Parashutat kanë forma dhe madhësi të ndryshme. Gjithashtu, përbëhen dhe prej materialesh të ndryshme. Parashutat kanë forma të ndryshme, sipas qëllimit për të cilin ndërtohen. Përgjithësisht, parashuta përdoret për ulje të mirë e të sigurt në tokë. Por, ka raste, sikurse janë sportistët e ajrit që, për qëllime sportive, bëjnë figura dhe lëvizje të vështira në qiell.Hulumtim: Ju do të bëni disa parashuta dhe do t’i provoni ato për të parë se cila prej tyre ulet më butësisht në tokë. Zgjidhni një material për hulumtim. Pastaj vendosni madhësitë e parashutave që do të provoni.Bëni një parashikim se cila prej parashutave do të ulet më ngadalë.
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32