Page 29 - Demo
P. 29
Në vitin 2012, Feliks Baumgartner u hodh nga një balonë në lartësinë 39 km mbi Tokë. Ai e hapi parashutën rreth 4 minuta pas hedhjes duke filluar uljen e sigurt.A e dini se...1 Pse një letër e mbledhur topth bie më shpejt se një tjetër e sheshtë? 2 Shpjegoni si e pengon parashuta rënien me shpejtësi në tokë?27Masa dhe peshaA do të jetë eksperimenti i besueshëm nëse ndërrojmë materialin dhe madhësinë e parashutës?Kryeni hulumtimin.Matni kohën që i duhet parashutës për të prekur tokën. Kopjoni tabelën e mëposhtme në Fletoren e laboratorit dhe plotësojeni me rezultatet tuaja.Gjerësia eparashutës (cm)Koha që i duhet parashutës për t'u ulur në tokë (sekonda) Prova 1 Prova 2 Prova 3 Prova 4 Prova 5 Prova 6 MesatarjaTabela ka disa kolona me qëllim që eksperimenti të përsëritet. Përse shkencëtarët i përsëritin eksperimentet?Diskutoni në grupin tuaj se cila parashutë është më e mira. A ka ndonjë rregullsi në rezultatet e grumbulluara nga ju?Cilës parashutë iu desh më pak kohë për të rënë?Cilës iu desh më shumë kohë për të rënë?A mund të shpjegoni se si rezistenca e ajrit ndikon në rezultatet tuaja?Kujtoni që Feliks Baumgartnerit iu deshën 10 min për t’u ulur në tokë.Shkruani një përfundim rreth rezultateve tuaja.Vizatoni në Fletoren e laboratorit diagramin e forcave që veprojnë mbi parashutën.Tani shkoni në faqen 29 për të kontrolluar se çfarë dini.

