Page 30 - Demo
P. 30


                                    28Çfarë kemi mësuar rreth masës dhe peshësTë gjithë trupat tërhiqen nga Toka (faqet 6–9)Çfarë u shkakton forca e rëndesës të gjithë trupave mbi Tokë? Cila është njësia e matjes për peshën? Unë di që forca e rëndesës është një forcë që matet me njuton.Unë di që masa është sasia e lëndës në një trup. Hulumtimi i masës dhe i peshës (faqet 10–13)E vërtetë apo e gabuar? Madhësia e forcës së rëndesës është e lidhur me masën e planetit. Nëse dimë masën e një trupi në kilogram (kg), si mund të gjejmë peshën e tij në njuton (N)? Unë mund t’i peshoj trupat në kilogramdhe njuton. Unë e di që në planetë të ndryshëm, forca e rëndesës është e ndryshme dhe kjo ndikon në peshën e trupave në këta planetë.Unë mund të ndërtoj një dinamometër.Hulumtimi i forcave (faqet 14–19)Si e tregoni madhësinë dhe drejtimin e një force?Një anije cisternë nafte me masë 70000 tonë peshon 700 milion N. Si quhet forca që e mban këtë anije mbi ujë?Unë e di që ekziston një forcë e padukshme, e quajtur forcë shtytëse kundërvepruese, që ushtrohet nga poshtë lart.
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34