Page 33 - Demo
P. 33


                                    31Fizika 6 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikëGjatë një rrufeje prodhohet një elektricitet statik prej 100 milionë voltësh. Kjo është një energji shumë e madhe. Bateria e një elektriku dore prodhon rreth 1,5 volt.A e dini se...A mund të prodhoni elektricitet me flokët apo rrobat tuaja?Kur krihni flokët ose kur fërkoni një trup plastik në rroba, prodhohet një sasi e vogël elektriciteti. Ky elektricitet nuk lëviz ngado, prandaj quhet dhe elektricitet statik (i palëvizshëm).Hulumtim: Si mund ta zbuloni këtë?Provoni të krihni flokët ose të fërkoni një trup plastik në rrobat tuaja. Mandej mbani krehërin apo trupin plastik pranë disa copave të vogla letre. Çfarë ndodh me copat e letrës?Pastaj lëvizeni krehrin apo trupin plastik pranë trupave të tjerë të vegjël. Çfarë vini re?Elektriciteti mund të rrjedhë përmes telave.Telat janë fije të holla metalike që përçojnë elektricitetin.Kur e përdorni elektricitetin që rrjedh përmes telave?Shumë pajisje të tilla si sobat dhe kompjuterat përdorin elektricitetin.Ky lloj elektriciteti mund të jetë shumë i rrezikshëm, por është edhe shumë i dobishëm.Shikoni këtë tabelë. Çfarë paralajmëron ajo? Pse?
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37