Page 35 - Demo
P. 35
33Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikëLënda Përçues i mirë Përçues i keqLetërA janë të njëjtë të gjithë përçuesit?Mund të gjeni ndonjë rregullsi në rezultatet tuaja? Cilat lëndë janë përçuese më të mira? Cilat lëndë janë përçuese të këqija?Në grupin tuaj, zgjidhni lëndën që mendoni se është përçuese më e mirë. Krahasoni zgjedhjen tuaj me zgjedhjet e grupeve të tjera.Gruponi lëndët në përçues të mirë dhe të këqij të elektricitetit.Mbani mend: Nëse një llambë ndriçon, atëherë në të kalon elektriciteti i ardhur nga bateria, nëpërmjet përçuesve. JopërçuesitTrupat e përbërë nga lëndë nëpër të cilat nuk rrjedh elektriciteti, quhen jopërçues.Jopërçuesit kanë përdorime të rëndësishme. Ata pengojnë rrjedhjen e elektricitetit në trupin tuaj. Kujtoni hulumtimet e bëra. Cilat lëndë janë jopërçuese?Telat e përdorur në qarkun tuaj janë të veshur me plastikë. Pse?Plastika është lëndë që nuk e përçon elektricitetin.Si mendoni? Çfarë është një superpërçues?Mos prekni tela të zhveshur! Bateritë ruajini në mbajtëset e posaçme.Bateria ose pila përmbajnë lëndë kimike dhe prodhojnë rrymë elektrike kur lidhen në një qark. Përçues quhet çdo trup i përbërë prej lëndësh nëpër të cilat mund të rrjedhë elektriciteti. Elektriciteti rrjedh lehtësisht përmes disa përçuesve. Disa lëndë janë përçuese të këqija. Përmes tyre, elektriciteti nuk rrjedh lehtësisht.Hulumtim: Hulumtoni cili përçues është më i mirë. Për këtë do të përdorni qarkun që patë më sipër. Për të bërë eksperimente me elektricitetin, përdorim bateritë. Elektriciteti i marrë prej prizave të shkollës apo të shtëpisë është i rrezikshëm. Prandaj, është më e sigurt të përdoret bateria.Përdorni një tabelë për të regjistruar rezultatet (shkruani çfarë keni gjetur). Kopjoni dhe plotësoni tabelën e mëposhtme në Fletoren e laboratorit.

