Page 36 - Demo
P. 36


                                    Njeriu është përçues shumë i mirë i elektricitetit!Kjo është arsyeja pse duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur përdorim elektricitetin. Njeriu mund të pësojë \nëse në trupin e tij kalon elektricitet. Kjo gjë mund të jetë shumë serioze. Elektriciteti mund të vrasë!A e dini se...Ideja kryesoreDisa lëndë janë përçuese më të mira të elektricitetit se disa të tjera.Ju zbuloni se si disa lëndë janë përçuese më të mira të elektricitetit se disa të tjera.34Si mendoni? Çfarë është \korrenti\Përçues të mirë apo të këqij?Kujtoni temën e mëparshme. Cilat lëndë ishin përçuese të mira? Si e gjetët këtë gjë?Supozojmë se do të bëjmë një hulumtim të ri. Këtë herë llamba është e ndezur dhe ndriçon shumë. Çfarë ju tregon kjo në lidhje me lëndën e telit? A është përçuese e mirë? A shkon shumë elektricitet në llambë?Nëse llamba e ndezur ndriçon shumë, atëherë prej baterisë dhe nëpër tel rrjedh shumë elektricitet. Lënda përbërëse e këtij teli është përçuese shumë e mirë.Disa pajisje elektrike përdorin bateritë për të punuar.Tregoni tri pajisje të cilat përdorin bateri. Si fillim, ja një shembull.Elektriciteti i përdorur në gjithë qytetet, fshatrat si dhe në shtëpitë tona vjen prej stacioneve elektrike duke rrjedhur nëpër kabllo. Tërë ky sistem quhet rrjet elektrik.Kabllot janë të bëra nga dy ose më shumë tela të bashkuar në një të vetëm dhe shërbejnë për përçimin e rrymës elektrike.Hartoni një listë prej pesë pajisjesh që lidhen drejtpërdrejt me rrjetin elektrik. Nëse nuk ju vjen asnjë nëpër mend, hidhni një sy rreth e qark dhomës ku jeni. Si fillim, ja një shembull.Rrjeti elektrik jep një rrymë elektrike shumë më të madhe se bateritë.Nga lista e hartuar, përcaktoni cila prej pajisjeve ka nevojë për më shumë fuqi elektrike për të punuar si duhet. Kur elektriciteti përdoret për të vënë në punë një pajisje, shkencëtarët thonë se ajo ushqehet me elektricitet.Kompjuterelektrik dore
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40