Page 37 - Demo
P. 37
35Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikëTani shkoni në faqen 48 për të kontrolluar se çfarë dini.A mund të përdoren bateritë për të ushqyer një furrë elektrike? Shpjegoni përgjigjen tuaj.Elektriciteti rrjedh nëpër qark vetëm kur çdo gjë është lidhur saktësisht. Kjo rrjedhje e elektricitetit quhet rrymë elektrike. Rryma elektrike e fillon rrjedhjen nga burimi i energjisë, kalon nëpër gjithë përçuesit dhe shkon prapë në burim. Kjo është arsyeja pse këtë rrugë e quajmë qark, si të ishte një pistë vrapimi.Nëse qarku ka një ndërprerje, atëherë në të nuk do të rrjedhë elektricitet. Furra elektrike dhe elektroshtëpiaket e tjera nuk do të punojnë.Për këtë arsye, në shtëpitë, shkollat dhe spitalet përdoren përçues të mirë. Ata bëjnë të mundur që gjithë pajisjet të punojnë kur është e nevojshme.Jopërçuesit janë të dobishëm, sepse ata bëhen pengesë për rrjedhjen e 1. A mund të shpjegoni pse një qark elektrik quhet qark?2. Prej hulumtimeve tuaja, a mund të kujtoni ndonjë lëndë që të jetë jopërçues shumë i mirë?3. Çfarë ndodh nëse telat e kompjuterit të mësuesit tuaj këputen? Pse është e rëndësishme të përdoret lloji i duhur i telit për të këtë riparim?elektricitetit nëpër trupat tanë. Meqenëse nuk janë përçues, ata mund ta pengojnë ose ta ngadalësojnë rrjedhjen e elektricitetit.

