Page 38 - Demo
P. 38


                                    36Zgjidhni përçuesin tuajBëni një listë me metalet që ju vijnë ndër mend. Si fillim, ja një shembull.ArZgjidhni dy nga metalet e listës dhe tregoni se për çfarë përdoren ato. Kujtoni nga hulumtimet tuaja se cilat lëndë ishin përçuese të mira. Zakonisht ato ishin metale.Ju zbuloni se si disa metale e përçojnë më mirë elektricitetin, kurse shumica e lëndëve të tjera jo.Ideja kryesoreDisa metale janë përçues të mirë të elektricitetit.Shumica e lëndëve të tjera janë përçues të këqij.Si mund ta hulumtoni këtë?Ka edhe disa jometale që janë përçuese të mira të elektricitetit. Për shembull, grafiti i lapsit, uji i çezmës dhe uji i detit. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të derdhni ujë pranë një prize elektrike. Elektriciteti mund të përçohet deri te ju.A janë të gjithë përçuesit të njëjtë?Ju e dini se shumë lëndë janë përçuese të mira. Tani do të zbulojmë nëse disa lëndë janë përçuese më të mira se të tjerat.Si mund ta zbuloni se cilat lëndë janë përçuese të mira dhe cilat nuk janë po aq të mira?Si mendoni? Duke u bazuar mbi çfarë mësuat për ujin, pse mendoni se njerëzit janë përçues të mirë të elektricitetit?Ju mund të keni parë arin të përdoret në stoli apo monedha, por ai është edhe një përçues shumë i mirë i elektricitetit.A e dini se...Asnjëherë mos vini pajisje elektrike në afërsi të ujit! Kjo është shumë e rrezikshme.
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42