Page 39 - Demo
P. 39


                                    Hulumtim: Ndërtoni përsëri qarkun e provës të përdorur më parë. Këtë radhë do të hulumtoni metale të ndryshme.Kopjoni dhe plotësoni tabelën e mëposhtme me vrojtimet tuaja. Si fillim, ja një shembull.Bazuar në vrojtimet tuaja, disa metale e përçojnë më mirë elektricitetin se të tjerat?Përmendni disa mënyra që mund të përmirësojnë hulumtimin tuaj e ta bëni atë një eksperiment të besueshëm. Ju përdorët ndriçimin e një llambe për të matur sasinë e rrymës që kalon në qark. Shkencëtarët përdorin pajisje të posaçme për të matur rrymën në një qark. Kjo pajisje quhet ampermetër. Sa më e madhe të jetë rryma, aq më i madh është numri në ekranin e ampermetrit.Hulumtoni, kësaj radhe duke përdorur ampermetrin, cilat nga metalet e mësipërme e përçojnë më mirë elektricitetin.Bëni një tabelë në Fletoren e laboratorit. Renditini përçuesit në tabelë nga më i miri te më i keqi. A ju kujtohet cilat lëndë e përçonin më mirë elektricitetin?Përputhet ky hulumtim me çka mësuat më parë?Bakri, ari, argjendi, hekuri dhe çeliku janë disa nga përçuesit më të mirë të elektricitetit.A u siguruat se metalet ishin përçues të mirë? Metali Si ndriçon llamba?Bakër ShumëAmpermetrin e shpiku shkencëtari francez Andre-Mari Amper.Njësia e përdorur për të matur rrymën elektrike është amperi (A), emërtuar për nder të tij.Simboli i ampermetrit është .A e dini se...Ampermetri mat rrymën elektrikeqë rrjedh në një qark.Mbani mend: Sa më e ndritshme të jetë llamba, aq më i mirë është përçuesi. 37Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikëTani shkoni në faqen 48 për të kontrolluar se çfarë dini.1. Cili metal ishte përçuesi më i mirë?2. Çfarë mat ampermetri?3. Cilat lëndë të tjera e përçojnë elektricitetin?
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43