Page 42 - Demo
P. 42
+ –40Ju parashikoni dhe provoni efektet e ndryshimeve të bëra në qarqe.Ndërtimi i qarqeveA mund ta ndërtoni qarkun në skemë?b. A do ta ndryshoni numrin e baterive?c. A do ta ndryshoni gjatësinë e telave?d. Çfarë do të matni?Që eksperimenti të jetë i saktë dhe i besueshëm, çdo herë duhet të ndryshoni vetëm një përbërës të qarkut. Për shembull, nëse po hulumtoni në lidhje me gjatësinë e telit, atëherë numri i baterive dhe i llambave duhet të mbetet i njëjtë.Çfarë do të mbani të njëjtë në hulumtimin tuaj, që eksperimenti të jetë i saktë dhe bindës?Ideja kryesorePara se të bëni ndonjë ndryshim në qark, parashikoni se çfarë do të ndodhë. Bëni ndryshimin dhe pastaj vëreni çfarë ndodh.A mund të parashikoni se çfarë do të ndodhë në qark, nëse shtoni numrin e llambave?Jepni përgjigje për këto pyetje.a. Çfarë do të ndodhë, nëse rrisni numrine baterive?b. Çfarë do të ndodhë, nëse rrisni gjatësinë e telave?Hulumtim: Me grupin tuaj të punës hulumtoni se çfarë ndodh kur ndryshoni pjesë të qarkut. Sikurse edhe më parë, filloni duke bërë një qark të thjeshtë. Më pas vendosni se çfarë do të ndryshoni.Jepni përgjigje për këto pyetje.a. A do ta ndryshoni numrin e llambave?

