Page 44 - Demo
P. 44
+ –+ –42Ideja kryesoreNjë qark elektrik mund të paraqitet me anë të një vizatimi. Për të treguar pjesët e ndryshme të një qarku, përdoren simbole.Ju vizatoni skemat e qarqeve në seri duke përdorur simbolet.Përdorimi i skemave të qarqeve elektrikeNjë qark elektrik, në të cilin rryma ka një rrugë të vetme kalimi, quhet qark në seri.Renditni gjithë pjesët që përdorni kur ndërtoni një qark.Për të vizatuar qarqe të llojeve të ndryshme, duhet shumë kohë. Mendoni se sa kohë u desh që të vizatonit një qark. Skemat e qarqeve me simbole bëhen për të kursyer kohë. Gjithë simbolet e vizatuara quhen elemente ose pjesë. Për çdo element të një qarku, ka një simbol.Çfarë është bateria?Bateria është një pajisje e përbërë nga disa elemente më të vogla, që quhen pila.Njëri prej fundeve të baterisë është pozitiv (+), ndërsa fundi tjetër është negativ (–). Kur bëni një qark me më shumë se një bateri, ato duhet të vendosen saktë. Që të rrjedhë rrymë nëpër qark, duhen bashkuar anët e kundërta të baterive. Nuk duhen bashkuar dy fundet pozitive apo dy fundet negative të tyre. Nëse bashkoni fundet e njëjta, nëpër qark nuk kalon rrymë.Që të rrjedhë rrymë në qark, ai duhet të jetë i mbyllur. Pse?Si mendoni? Shkencëtarët thonë se bateria vepron si një pompë uji. Duke u bazuar mbi ato që mësuat, si mund ta shpjegoni këtë ide?Simboli për pilënSimboli për baterinëSimboli për llambënTelat vizatohen si vija të drejta

