Page 46 - Demo
P. 46


                                    + –44Përdorimi i skemave të qarqeve elektrikeSkema e një qarku duhet vizatuar me saktësi. Ndërmjet telave dhe elementeve, nuk duhet të ketë ndërprerje. Kjo, sepse skema tregon mënyrën e rrjedhjes së rrymës elektrike përmes një qarku të vërtetë.Pse i përdorim skemat e qarqeve?Skemat e qarqeve janë më të sakta dhe më të lehta për t’u kuptuar e për t'u zbatuar, sesa vetë fotografitë e qarqeve. Simbolet e përdorura në qarqet elektrike janë të njëjta në gjithë botën. Kjo do të thotë se çdokush mund të kuptojë e të zbatojë një skemë, edhe nëse nuk di të flasë gjuhën. Sikurse mund të vini re, telat në një qark të vërtetë janë të ngatërruar. Llambat dhe elementet e tjera të një qarku elektrik janë të vendosura në mënyrë të çfarëdoshme. Skema e një qarku përdor vija të drejta dhe më të thjeshta.Ju vizatoni skemat e qarqeve në seri duke përdorur simbolet.Ideja kryesoreNdërtimi i një qarku nisur nga skema e tij.Çfarë është përçuesi?A mund të renditni tre përçues?A mund t’i kalojë elektriciteti ndërprerjet në një qark? Si mund të kalojnë makinat në anën tjetër të urës?Elektriciteti nuk mund t’i kalojë ndërprerjet. Ai duhet të kalojë përmes një përçuesi.Shikoni skemën e qarkut. A ka ndonjë ndërprerje ndërmjet telave dhe elementeve të tjera?
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50