Page 5 - Demo
P. 5
3Masa dhe peshaPlanifikimi i hulumtimitRealizimi i vrojtimeveRegjistrimi i rezultateveKur planifikohet një hulumtim mendohet për atë që do të bëhet. Dihet për shembull, se kur një përçues lidhet me një bateri, në të kalon rrymë elektrike. Gjithashtu, duhet të planifikohet si të bëhet i besueshëm hulumtimi.Çfarë do të mbani të pandryshuar?Këto quhen madhësi të kontrolluara:● numri i pilave në qark;● gjatësia e telave të qarkut.Çfarë do të ndryshoni?Këto quhen madhësi të pavarura:● lloji i metalit. Madhësia që do të matni quhet madhësi e varur. Në këtë hulumtim, kjo madhësi është intensiteti i rrymës elektrike.Ka shumë mënyra për të regjistruar rezultatet. Një mënyrë e mirë është plotësimi i një tabelë. Në tabelë, të gjitha rezultatet mbahen të rregullta e të pastra. Rezultatet mund t’i përdorni gjithashtu për të ndërtuar një grafik apo diagram me kolona. Kjo ju ndihmon edhe për të parë rregullsitë në rezultate. Këto të fundit ju ndihmojnë për të shprehur mendimet tuaja.Në fund të hulumtimit, duhet të shikoni me kujdes rezultatet tuaja. Kontrolloni për të parë se cilat metale e përçojnë më mirë elektricitetin.Krahasoni metalet e ndryshme.Zgjidhni atë që është përçues më i mirë.Ishte i saktë parashikimi juaj?Sa të besueshme ishin rezultatet tuaja?A mund të mendoni ndonjë mënyrë tjetër për ta bërë hulumtimin tuaj më të saktë?Çfarë tjetër?Përçuesit, në të cilët kalon më pak rrymë,a janë vërtet përçues jo të mirë? Kërkimi shkencor gjithmonë çon në pyetje të tjera. Këto mund të na çojnë drejt shumë hulumtimeve të tjera.Merrni tela me gjatësi dhe trashësi të njëjtë prej metalesh të ndryshme, përçueshmërinë e të cilëve do të hulumtoni. Interpretimi i rezultateveKëtu paraqitet një shembull i pyetjes, i parashikimit dhe i arsyes.Pyetja: Cili metal është përçues më i mirë i elektricitetit?Parashikimi:BakriArsyeja: Përdoret në shumë instalime elektrike. Lidhni secilin nga telat në qark dhe matni rrymën me ampermetër.

