Page 8 - Demo
P. 8


                                    6Ju kuptoni ndryshimin ndërmjet masës, që matet me kilogram, dhe peshës, që matet me njuton.Forca tërheqëse e TokësIdeja kryesoreRëndesa (graviteti) është forcë.Mund të kujtoni ndonjë forcë që keni mësuar më parë? Shkruajini ato në kutinë më poshtë.Shkencëtari Galileo Galilei Shkencëtari Galilei lindi para 450 vjetësh. Ai u bë i famshëm për studimin e rënies së trupave duke i lëshuar ata nga kulla e Pizës në Itali. Galilei hulumtoi pse Hëna vërtitet rreth Tokës. Ai lëshoi nga maja e kullës sfera metalike me pesha të ndryshme dhe mati kohën e rënies së tyre. Ai zbuloi se të gjitha sferat e përshkonin lartësinë brenda së njëjtës kohë.Mendoni se Galilei ishte i saktë? Si mund ta provoni këtë?Galilei bëri prova duke hedhur shumë gjyle me anë të një topi të vendosur në vende të ndryshme. Ai zbuloi se, sa më e shpejtë të ishte gjylja kur dilte nga topi, aq më pak e lakuar ishte rruga që përshkonte ajo. Ai mendoi se, nëse gjylja do të ishte shumë e shpejtë, nuk do ta prekte kurrë Tokën. Galilei mendoi se ishte kjo arsyeja pse Hëna rrotullohej rreth Tokës dhe nuk binte kurrë mbi të.Të tjerët besonin se ishte një forcë që e shtynte Hënën rreth e qark Tokës.Sipas jush, pse qëndron Hëna në hapësirë? Njutoni dhe forca e rëndesësIsak Njutoni lindi para 380 vitesh në Angli. Një ditë, ai po rrinte ulur nën një pemë, kur një mollë ra nga pema në tokë. Njutoni kuptoi se molla nuk po binte vetvetiu, por se një lloj force e padukshme po e tërhiqte atë drejt tokës. Ai e quajti këtë forcë rëndese (gravitet).
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12