Page 9 - Demo
P. 9
HënaToka7Masa dhe peshaIsak Njutoni e përdori kaq shumë matematikën për të gjetur orbitat e planetëve, saqë shpiku edhe një degë të re të saj. A e dini se...Ligji i parë Trupat nuk e ndryshojnë gjendjen e tyre të lëvizjes, nëse forca të tjera nuk i përshpejtojnë apo nuk i ngadalësojnëata.Ligji i dytë Për të lëvizur trupat më të rëndë, nevojitet më shumë forcë. Ligji i tretë Sa herë që një trup shtyn një tjetër, trupi i parë shtyhet mbrapsht, me të njëjtë madhësi, por me drejtim të kundërt.Çfarë force e tërhoqi mollën ngapema drejt tokës?Isak Njutoni filloi të mendonte se nuk kishte ndonjë forcë shtytëse që i detyronte planetet të lëviznin në orbitat e tyre. Sipas tij, ishte forca e rëndesës e ushtruar nga Dielli, që i mbante planetët të mos shpërhapeshin në hapësirë. Kjo do të thotë se ata orvaten të largohen, por gjithmonë tërhiqen drejt Diellit. Sipas Njutonit, edhe Hëna tërhiqet prej forcës së rëndesës që ushtron Toka mbi të. Kjo është arsyeja pse ajo nuk largohet me shpejtësi në hapësirë, sipas një vije të drejtë.Tashmë dihet se planetët mbahen në orbita nga forca tërheqëse e Diellit. Njutoni zbuloi se sa më i madh të jetë planeti apo ylli, aq më e madhe është forca e rëndesës që ai ushtron mbi trupat e tjerë.Ligjet e lëvizjesNjutoni kaloi shumë vite duke u munduar të zbulonte formën dhe madhësinë e planetëve. Ai zbuloi forcën e rëndesës dhe rregullat e lëvizjes së çdo trupi në univers. Sot, njihen tri ligje për lëvizjen, që mbajnë emrin e Njutonit.A mund të jepni ndonjë shembull, që tregon veprimin e ligjeve të lëvizjes?

