Page 10 - Demo
P. 10


                                    1.2 Drejtimet e veprimit të forcaveFjalë kyçeushtrojveprojdiagrami i forcaveNëse lëshojmë një libër nga dora, ai bie në tokë.Forca e rëndesësi tërheq të gjithë trupat poshtë. Por, a mundet që forcat të veprojnë edhe në drejtime të tjera?Çfarë forcash mund të identifikoni në figurë?Hulumtim për drejtimin e forcave Vendosni librin mbi tavolinë. A lëviz ai?Çfarë do të ndodhte me librin, po të mos ishte tavolina? Pse?Lidhni njërin skaj të shiritit prej llastiku në gishtin tregues. Tërhiqni skajin tjetër. Në cilin drejtim zgjatet shiriti prej llastiku? Pse?Emërtoni forcën që vepron mbi shirit.Afrojeni magnetin mbi gozhdë. Në cilin drejtim lëviz gozhda? Pse?Emërtoni forcën që vepron mbi gozhdë.Veprimtaria 1.2Mjetet e nevojshmelibër • tavolinëshirit llastikumagnet • gozhdë hekuriForcat mund të veprojnë në drejtime të ndryshme. Kur e vendosni librin mbi tavolinë, ai do të veprojë mbi të duke ushtruar një forcë të drejtuar nga lart poshtë. Forca që Toka ushtron mbi librin është forca e rëndesës. Pesha e librit është forca që ai ushtron mbi tavolinën. Përveç forcës që Toka ushtron mbi librin nga lartë poshtë, tavolina ushtron mbi të një forcë nga poshtë lart. Prandaj dhe libri qëndron në qetësi.8 1 Forca dhe lëvizja
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14