Page 11 - Demo
P. 11


                                    Diagrami i forcaveÇdo forcë që vepron mbi një trup tregohet me një shigjetë, që quhet shigjetë force. Kur forcat janë të barabarta, shigjetat e forcave kanë gjatësi dhe drejtim të njëjtë. Tërësia e shigjetave të forcave që veprojnë mbi një trup, quhet diagrami i forcave. Në figurë sipër, libri ushtron mbi tavolinën një forcë të drejtuar nga lartë poshtë. Ndërkohë tavolina ushtron mbi librin një forcë të drejtuar poshtë lartë. Të dyja forcat veprojnë në drejtime të kundërta. Kjo do të thotë se kur kemi një forcë gjithmon ekziston një forcë tjetër e kundërt me të. Çfarë mësuatForcat veprojnë në drejtime të ndryshme.Forcat veprojnë gjithmonë në çift.Në një çift forcash, secila prej tyre vepron në drejtim të kundërt me tjetrën.Diagrami i forcave tregon tërësinë e shigjetave tëforcave që veprojnë mbi një trup.Pyetje dhe detyra1. a) Kopjoni vizatimin majtas. Vizatoni shigjeta për të treguar drejtimin e secilës prej forcave vepruese.b) A ka ndonjë forcë më të madhe se tjetra? Tregoni pse.2. Ndërtoni diagramin e forcave që veprojnë kur qëndroni pa lëvizur mbi dysheme. Shpjegoni këtë diagram.Peshkatari në varkëFlisni rreth...Pse një varkë pluskon mbi ujë?Forca me drejtim nga lart poshtë që ushtron libri mbi tavolinën Forca me drejtim nga poshtë lart që ushtron tavolina mbi librin1 Forca dhe lëvizja 9
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15