Page 13 - Demo
P. 13
Çfarë mësuatKur dy forca që veprojnë mbi një trup kanë madhësi të njëjtë, por drejtime të kundërta, atëherë ato forca janë të baraspeshuara.Kur njëra prej forcave që veprojnë mbi një trup është më e madhe se forca e kundërt, atëherë forcat janë të pabaraspeshuara.Kur dy forca me drejtime të kundërta nuk janë të baraspeshuara, thuhet se mbi trupin ushtrohet një forcë rezultante.Flisni rreth...Pse një top golfi mund ta thyejë xhamin e dritares, ndërsa topi i pingpongut jo?1 Forca dhe lëvizja 11Forca e rëndesës(rëndesa)Forca e krahut, me drejtim nga poshtë lartKur lodheni, krahu ushtron nga poshtë lart një forcë më të vogël se më parë. Mbi librin ushtrohet një forcë më e madhe nga Toka se nga krahu, kështu që krahu ulet pak. Nëse një forcë që vepron mbi një trup është më e madhe se një tjetër, atëherë trupi lëviz në drejtimin e forcës më të madhe. Këto dy forca janë të pabaraspeshuara. Shigjetat në figurë tregojnë madhësitë e forcave: sa më e madhe të jetë shigjeta, aq më e madhe është forca. Kur forcat që ushtrohen mbi një trup janë të pabaraspeshuara dhe njëra nga forcat është më e madhe se tjetra, atëherë thuhet se mbi trupin ushtrohet një forcë rezultante. Kur forcat janë të baraspeshuara thuhet se mbi trupin nuk ushtrohet forcë rezultante.Asnjëra palë nuk po fiton. A janë forcat të baraspeshuara?

