Page 15 - Demo
P. 15
Çfarë mësuatForcat mund ta ndryshojnë lëvizjen e një trupi, duke e përshpejtuar ose duke e ngadalësuar atë.Forcat mund ta ndryshojnë drejtimin e lëvizjes së një trupi.Forcat mund ta ndryshojnë formën e një trupi.Flisni rreth...Përse pjesa ballore e veturës ngjeshet, kur ajo godet një pemë?Pyetje dhe detyra1. Ne nuk mund t’i shohim forcat. Përmendni katër shembuj që tregojnë se forcat ekzistojnë.2. a) Cilat forca veprojnë mbi një gotë që thyhet, kur ajo bie në dysheme?b) Cilat forca veprojnë mbi një top llastiku kur, gjatë kërcimit të tij, godet dyshemenë?Për të ruajtur pasagjerët gjatë një aksidenti, në veturat moderne ka zona që ngjeshen lehtësisht.1 Forca dhe lëvizja 13Forcat gjithashtu mund të ngadalësojnë lëvizjen e trupave ose mund t’i ndalin ata. Pasi topi rrokulliset brenda librit, ai e ndalon lëvizjen. Libri ushtron një forcë mbi topin, duke e ndalur lëvizjen e tij.Forcat mund ta ndryshojnë drejtimin e lëvizjes së një trupi. Çdo herë që topi shtyhet nga njëri nxënës te tjetri, ai e ndryshon drejtimin e lëvizjes së tij. Secili prej tyre ushtron mbi topin një forcë, e cila ndryshon drejtimin e lëvizjes së tij.Forcat mund ta ndryshojnë formën e një trupi. Kur topi shtypet, mbi të ushtrohet forcë. Forca ndryshon formën e topit.Forcat që ndryshojnë lëvizjen ose formën e një trupi, janë të pabaraspeshuara.

