Page 16 - Demo
P. 16
1.5 Forcat dhe energjiaFjalë kyçe energjipunë14 1 Forca dhe lëvizjaPër të lëvizur veturën lodër, nevojitet një forcë.Për të ndaluar lëvizjen e veturës lodër, nevojitet një forcë.Për të lëvizur trupat ose për të ndalur lëvizjen e tyre, është e nevojshme që mbi ta të veprojë një forcë.Kur ushtrojmë forcë mbi një trup, për ta bërë që të lëvizë, ne i japim energji atij trupi. Sasia e energjisë që i jepet trupit për ta lëvizur, quhet punë.Sa punë është kryer?Sasia e punës së kryer varet nga largësia që përshkon trupi nën veprimin e forcës. Sa më e madhe të jetë kjo largësi, aq më e madhe është puna e kryer, pra aq më shumë energji ka kaluar te trupi.Forca bën që energjia të kalojë nga këmba e djalit te topi. Topi lëviz, pra është kryer punë.

