Page 18 - Demo
P. 18
1.6 Forca e fërkimitFjalë kyçeforcë fërkimivajos (grasatoj)16 1 Forca dhe lëvizjaKur është i dobishëm fërkimi?Ju nuk mund të ecni, nëse nuk ka fërkim ndërmjet këpucëve dhe tokës. Forca e fërkimit bën që këpucët të “mbërthehen” pas tokës, duke ju mundësuar të ecurit. Mendoni sa e vështirë është të ecësh mbi një sipërfaqe akulli apo mbi një dysheme të lagësht e të rrëshqitshme, ku fërkimi është shumë i vogël.Çfarë është forca e fërkimit?Fërkoni duart për rreth 30 sekonda. Çfarë do të ndieni? U ngrohën?Veprimtaria 1.6Mjetet e nevojshmenjë orë doreForca e fërkimit është një forcë që përpiqet të ndalojë trupat që rrëshqasin ose që orvaten të rrëshqasin kundrejt njëri-tjetrit. Ajo lind kur sipërfaqet e dy trupave fërkohen me njëra-tjetrën.Forca e fërkimit vepron dhe ndikon vetëm mbi trupa që po lëvizin. Kjo forcë nuk mund të shkaktojë lëvizjen e tyre. Forca e fërkimit ngadalëson lëvizjen e trupave mbi të cilët vepron. Gjatë ngadalësimit të trupave që lëvizin, forca e fërkimit e shndërron energjinë në nxehtësi.Cilat këpucë janë më të përshtatshme për të ecur në një rrugë të lagësht e të rrëshqitshme?

