Page 19 - Demo
P. 19
Çfarë mësuatForca e fërkimit përpiqet të ndalojë trupat që rrëshqasin kundrejt njëri-tjetrit.Flisni rreth...Si funksionon goma e lapsit?Forca e fërkimit ngadalëson lëvizjen e trupave.Fërkimi është i dobishëm kur pengon rrëshqitjen e trupave mbi sipërfaqe të ndryshme.Fërkimi është i dëmshëm kur shkakton konsumimin e trupave dhe nxehjen e tyre. 1 Forca dhe lëvizja 17gominat e frenavedisku i rrotësPa ndihmën e fërkimit, nuk do të mund ta mbanit dot lapsin në dorë. Ai do t’ju rrëshqiste. Në mungesë të fërkimit, maja prej grafiti e lapsit nuk do të mund të bënte asnjë shënim në letër.Frenat në mjetet lëvizëse përdorin fërkimin për t’i ngadalësuar dhe për t’i ndaluar këto mjete. Kur tërhiqni dorezën e frenave të biçikletës, gominat e frenave ngjeshen me diskun e rrotës. Kjo krijon një forcë fërkimi, e cila bën që rrota të rrotullohet më ngadalë.Kur është i dëmshëm fërkimi?Kur trupat fërkohen, për shkak të forcës së fërkimit, ata konsumohen.Meqenëse fërkimi shkakton nxehtësi, pjesët e lëvizshme të makinave nxehen, kur fërkohen me njëra-tjetrën. Që ato të lëvizin më lehtësisht, është e nevojshme që të vajosenapo grasatohen. Vaji apo dhe lëndë të tjera të ngjashme krijojnë një shtresë të hollë mbi sipërfaqen e pjesëve të lëvizshme. Kjo shtresë zvogëlon fërkimin ndërmjet tyre. Fërkimi ndërmjet gomave të makinës dhe rrugës shkakton Pyetje dhe detyra konsumimin e tyre.1. Si përdoret fërkimi për pastrimin e rrobave?2. Përmendni dy shembuj ku tregohen sende të përdorimit të përditshëm që konsumohen prej fërkimit.3. Ku ndryshon forca e fërkimit nga forcat e tjera?4. Si mund ta zvogëlojmë fërkimin?SfidëA ekziston fërkim në hapësirë? Thoni pse.

