Page 20 - Demo
P. 20
1.7 Studim për fërkiminDisa sipërfaqe janë më të rrëshqitshme se disa të tjera. Pse?E RRËSHQITSHME KUR LAGETSi ndikon sipërfaqja te forca e fërkimit? Vendosni një dërrasë mbi një stivë librash, duke ndërtuar kështu një rrafsh të pjerrët.Njërën nga kutitë mbusheni me rërë dhe vendoseni në krye të rrafshit të pjerrët, duke e lënë të lirë. Matni kohën (në sekonda), që i duhet kësaj kutie për të arritur në fund të rrafshit të pjerrët.Përsëritni matjet edhe tri herë të tjera.Shënoni matjet tuaja në një tabelë si kjo.Veprimtaria 1.7 Mjetet e nevojshmedërrasë • stivë librashsapun i lëngshëm • rërëdy kuti kartoni • kronometërdinamometërKoha (në sekonda) që i duhet kutisë për të arritur në fund të rrafshit të pjerrët. Dru Dru i lyer me sapun të lëngshëmMatja 1Lyejeni dërrasën me sapun të lëngshëm. Vendosni kutinë e vogël në krye të rrafshit të pjerrët dhe lëreni të lirë. Matni kohën që i duhet kësaj kutie për të arritur në fund të rrafshit të pjerrët.Përsëritini matjet dhe tri herë të tjera.Si ndikon pesha e trupit te forca e fërkimit?Vendosni dy kuti mbi dysheme. Në njërën hidhni më shumë rërë se në tjetrën. Si e parashikoni lëvizjen e kutive? Cila lëviz më lehtësisht kur e tërheqim?Provoni parashikimin tuaj, duke i tërhequr kutitë me dinamometër.18 1 Forca dhe lëvizja

