Page 22 - Demo
P. 22
1.8 Rezistenca e ajritFjalë kyçe rezistencë e ajritpengesë balloresipërfaqje e syprinësA e keni mbajtur ndonjëherë dorën jashtë dritares së makinës në lëvizje? Çfarë keni ndier?Ajri është një përzierje gazesh. Kur një trup lëviz në ajër, grimcat e gazit veprojnë mbi trupin në drejtim të kundërt me lëvizjen e trupit. Forca vepruese në këtë rast quhet rezistencë e ajrit. Kjo njihet edhe me emrin pengesë apo rezistencë ballore. Rezistenca e ajrit e shtyn në të kundërt trupin që lëviz, pra ngadalëson lëvizjen e tij. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja ballore e trupit që lëviz, aq më e madhe është rezistenca e ajrit.Rezistenca e ajrit shtyn në të kundërt edhe trupat që bien, gjë që ngadalëson rënien e tyre. Parashuta, për shembull, funksionon vetëm falë rezistencës së ajrit. Ajo ka një peshë shumë të vogël dhe një sipërfaqe të syprinës shumë të madhe. Gjatë rënies, ajo ndeshet me një sasi të madhe ajri. Kjo bën që mbi të, të veprojë një rezistencë ajri apo pengesë ballore shumë e madhe.Ku është më e madhe rezistenca e ajrit, mbi kamionin apo mbi kamionçinën?20 1 Forca dhe lëvizja

