Page 23 - Demo
P. 23
Çfarë mësuatRezistenca e ajrit është forcë e shkaktuar nga ajri. Ajo shtyn në drejtim të kundërt trupat që lëvizin.Sa më e madhe të jetë sipërfaqja e trupit që lëviz, aq më e madhe është rezistenca e ajrit që vepron mbi të.Flisni rreth...Pse anija kozmike përdor parashutë kur ulet në tokë? Si të ndërtojmë një parashutë Nga një qese plastike, pritni një copë katrore. Mandej, pritni cepat e katrorit dhe rregulloni anët për t’i dhënë një formë tetëkëndore.Hapni një vrimë të vogël në secilin kënd të copës. Shkoni në secilën prej vrimave nga një copë spangoje dhe lidheni me copën. Copat e spangos duhet të jenë me gjatësi të njëjtë. Ngjitni me shirit ngjitës skajet e lira të copave të spangos me trupin që do të përdorni si peshë. Për të lëshuar parashutën tuaj, hipni mbi një karrige. Kujtohuni se doni që ajo të bjerë sa më ngadalë të jetë e mundur. Shënoni kohën që i duhet parashutës të arrijë dyshemenë.Provoni rënien e parashutës edhe tri herë të tjera dhe shënoni rezultatet në një tabelë. Krahasoni rezultatet e gjithë matjeve. Veprimtaria 1.8Mjetet e nevojshmespango • qese plastikeshirit ngjitës • kronometërpesha të ndryshme • gërshërëPyetje dhe detyra1. a)Përmendni dy forca që ushtrohen mbi parashutë.b)Vizatoni diagramin e forcave që ushtrohen mbi parashutë.2. a)Llogaritni kohën mesatare që i duhet parashutës për të arritur në dysheme.b)Jepni një ide se çfarë mund të ndryshoni te parashuta juaj, në mënyrë që ajo të bjerë më ngadalë.3. Nëse e provoni parashutën jashtë, në një ditë me erë, do të bjerë më shpejt apo më ngadalë? Argumentoni përgjigjen.1 Forca dhe lëvizja 21Anija kozmike përdor një parashutë kur ulet në tokë.

