Page 26 - Demo
P. 26
2.1 Cilat lëndë e përçojnë elektricitetin?2Fjalë kyçebateripërçuesjopërçuesPër rrymën elektrike keni mësuar edhe në klasat e mëparshme. Rryma elektrike është një lëvizje e drejtuar e ngarkesave elektrike sipas një rruge të pandërprerë. Kjo rrugë quhet qark elektrik. Deri tani është përdorur fjala “pilë elektrike” për pajisjen që prodhon energjinë elektrike, siç është ajo që përdoret në një elektrik dore. Elektriciteti i prodhuar vlerësohet nga tensioni elektrik. Ky tension është 1,5 V në skajet e çdo pile. Kur dy ose më shumë pila lidhen së bashku, formojnë një bateri elektrike. Pilat dhe bateritë vënë në lëvizje ngarkesat elektrike në qarkun elektrik. Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikë24 2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikëProvoni lëndë të ndryshme për të parë nëse e përçojnë apo jo elektricitetin.Veprimtaria 2.1Mjetet e nevojshmetre tela • shirit ngjitëskaçavidë • pilë 1,5 V llambë 1,5 V • portollambë • trupa prej lëndësh të ndryshmeLidhni dy tela me pilën dhe portollambën.Çfarë janë përçuesit dhe jopërçuesit?Rryma elektrike mbartet, pra kalon në disa lloje lëndësh, sikurse janë metalet. Një lëndë që lejon kalimin e rrymës elektrike apo elektricitetit quhet përçuese.Qarqet elektrike përdorin tela përçues, kryesisht prej bakri, sepse bakri është përçues shumë i mirë i elektricitetit. Telat prej bakri janë të veshur me një shtresë plastike. Kjo lëndë nuk e lejon kalimin e rrymës elektrike apo elektricitetit, prandaj dhe quhet jopërçuese.

