Page 27 - Demo
P. 27
25Flisni rreth...Çfarë mund të ndodhë nëse telat e një qarku elektrik nuk kanë veshje plastike?Çfarë mësuatLëndët që e përçojnë elektricitetin, quhen përçuese. Metalet janë përçuese.Lëndët e tjera që nuk e përçojnë elektricitetin quhen jopërçuese.Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikë2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikë 25Lidhni telin e tretë me portollambën, ndërsa skajin tjetër lëreni të lirë.Kontrolloni nëse qarku punon. Takoni me njëri-tjetrin skajet e zhveshura të telave. Nëse llamba ndriçon, qarku punon. Kur skajet e telave largohen, llamba fiket. Provoni përçueshmërinë për secilën prej lëndëve. Takoni skajet e zhveshura të përçuesve me skajet e secilit trup. Këtë pajisje mund ta përdorni si pajisje kontrolli, për të parë se cila prej lëndëve e përçon elektricitetin. Përpara se të filloni, bëni një parashikim se cila prej lëndëve lejon kalimin e elektricitetit dhe cila jo.Shënojini parashikimet tuaja në një tabelë. Nëse llamba nuk ndizet herën e parë, për të qenë të sigurt, provojeni përsëri.Shënojini rezultatet tuaja në kolonën e fundit të tabelës. Pyetje dhe detyra1. Si dolën rezultatet, krahasuar me parashikimet tuaja?2. Përcaktoni cilat lëndë janë përçuese dhe cilat janë jopërçuese.3. A ka ndonjë lëndë që bën përjashtim? Nëse po, cila? Përcaktoni këtë lëndë.4. Çfarë përfundimi mund të nxirrni nga rezultatet tuaja?Mos prek asnjë tel elektrik të zhveshur! Gjithmonë kapeni telin në veshjen plastike. Kujdes!

