Page 28 - Demo
P. 28


                                    2.2 A e përçon uji elektricitetin?Fjalë kyçe ujë i pastërA është i pastër uji? ujë i distiluarUji i lumit apo i çezmës nuk është i pastër. Ai përmban kripëra të tretura në të. Ujë i pastër është uji i distiluar. Ky ujë përftohet nga kondensimi i avujve që dalin gjatë vlimit të ujit të zakonshëm. Avujt e kondensuar nuk përmbajnë kripëra të tretura. Hulumtimi i përçueshmërisë elektrike të ujitVeprimtaria 2.2Mjetet e nevojshmenjë qark me një bateri 3 V si në figurë • ujë i distiluardy lugë çaji kripë • letër alumini26 2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikëGjithë gjallesat përmbajnë ujë në trupat e tyre, në masën rreth 65%. Ky ujë përmban lëndë të ndryshme, përfshirë kripërat e tretura, prandaj nuk quhet i pastër. Më tej, ju do të hulumtoni nëse uji i pastër dhe uji ku është tretur kripë e përçojnë ose jo elektricitetin.Krijoni një qark elektrik me bateri, llambën në portollambë dhe tre tela të gjatë. Në fundet e zhveshura të telave, mbështillni nga një copë letër alumini.Hidhni në enën laboratorike 250 ml ujë të distiluar. Zhysni në ujë fundet e letrave prej alumini. 
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32