Page 29 - Demo
P. 29
Çfarë mësuat Uji i pastër nuk e përçon elektricitetin.Kur në ujin e pastër tretet kripë, ai shndërrohet në përçues të elektricitetit.Flisni rreth...Nga e dini se uji në trupat tanë është i kripur?Bëni një parashikim nëse llamba do të ndizet apo jo.Provoni qarkun duke mbajtur të takuara fundet e zhveshura të telave. A ndizet llamba?Shtoni dy lugë çaji me kripë në ujë dhe përziejeni mirë. Tashmë zhysni në ujin me kripë fundet e letrave prej alumini. Bëni një parashikim nëse llamba do të ndizet apo jo. Takoni fundet e zhveshura të telave. Vrojtoni nëse llamba ndizet apo jo.Pyetje dhe detyra1 Si dolën rezultatet, krahasuar me parashikimet që kishit bërë?2 Krahasoni rezultatin e marrë me ujin e pastër dhe me ujin me kripë.3 Ç’mund të thoni në lidhje me përçimin e elektricitetit prej ujit?4 A jeni ju një përçues i mirë apo i keq i elektricitetit? Shpjegoni pse.5 Në figurë tregohet Neta në banjë. Çfarë veprimi jo të drejtë dhe të rrezikshëm po bën ajo? Shpjegoni pse ky veprim është i rrezikshëm.2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikë 27

