Page 30 - Demo
P. 30
2.3 A e përçojnë njësoj elektricitetin metalet e ndryshme? Fjalë kyçeamper • multimetërfisha lidhëse Matja e rrymës intensitet i rrymësRryma elektrike është rrjedhje e ngarkesave elektrike. Matjen e rrymës do ta mësoni në veprimtarinë 2.3. Madhësia që vlerëson rrymën elektrike quhet intensitet i rrymës. Ai tregon sasinë e ngarkesës elektrike që kalon në një pikë të qarkut gjatë një sekonde. Njësia e matjes së rrymës elektrike quhet amper dhe shënohet me A. Për matjen e rrymës elektrike përdoret aparati i quajtur multimetër. Multimetri ka dhe fishat lidhëse.Metalet dhe aliazhetPërgjithësisht trupat metalikë përbëhen nga kombinimi i metaleve të ndryshme. Një përzierje metalesh quhet aliazh. Çeliku që nuk ndryshket është një përzierje e hekurit, nikelit dhe kromit. Tunxhi është një përzierje e bakrit me kallajin.Multimetri28 2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikëHulumtimi i përçueshmërisë elektrike të metaleve Veprimtaria 2.3Mjetet e nevojshmepërçues të veshur me plastikë shirit ngjitës • kaçavidëpilë 1,5 V • multimetërtrupa metalikëNdërtoni një qark elektrik si ky në figurë. Lidhni daljen pozitive të multimetrit me polin pozitiv të baterisë. Duke vepruar si në figurë, kontrolloni nëse qarku punon. Kapeni përçuesin te pjesa e veshur me plastikë dhe skajin e zhveshur takojeni me fishën e lirë të multimetrit. Shifrat e shfaqura në multimetër tregojnë se qarku punon. Mos prek asnjë tel elektrik të zhveshur!Kujdes!

