Page 31 - Demo
P. 31


                                    Çfarë mësuatTë gjitha metalet e përçojnë elektricitetin, por disa prej tyre e përçojnë më mirë se të tjerat.Flisni rreth...Pse janë prej bakri përçuesit që përdoren për rrufepritësit?Pyetje1. A janë gjithë metalet përçuese të elektricitetit?2. Cili metal ishte përçuesi më i mirë? Si arritët ta dalloni këtë?3. Sa përputhen rezultatet me parashikimet tuaja?4. Çfarë përfundimi mund të nxirrni nga rezultatet e marra?SfidëAri është një përçues shumë i mirë i elektricitetit. Pse nuk përdoren tela prej ari në qarqet elektrike?2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikë 29Provoni secilin metal. Takoni skajin e zhveshur të një teli me njërin skaj të trupit, ndërsa skajin tjetër me fishën e lirë të multimetrit. Në multimetër, lexoni rrymën e shprehur në amper.Kjo është pajisja që do t’ju shërbejë për të parë se si e përçojnë elektricitetin metale të ndryshme. Përpara se të filloni, bëni një parashikim se cili prej metaleve mund të jetë përçues më i mirë. Shënoni parashikimin tuaj në një tabelë.Nëse herën e parë multimetri nuk tregon ndonjë vlerë, atëherë përsëriteni veprimin. Rezultatet shënojini në tabelë.
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35