Page 32 - Demo
P. 32
2.4 Lëndëve e përshtatshme për pajisje elektrike Fjalë kyçe spinë • prizë Përçuesit, jopërçuesit dhe rrjeti elektrik Për rrjetin elektrik që përdoret në jetën e përditshme, keni mësuar edhe në klasat e mëparshme. Ky rrjet përdor një tension 220 V në disa vende dhe 110 V në disa të tjera. Është e rëndësishme që me këtë tension të lartë të tregohet shumë kujdes. Pjesët e prekshme të një pajisjeje elektrike duhet të jenë jopërçuese ose të mos jenë të takuara me burimin e rrymës. Pjesët e brendshme të këtyre pajisjeve janë prej lëndësh përçuese, pra rryma elektrike mund të kalojë në to. Në veprimtarinë 2.3 patë që metalet janë përçuese shumë të mira të elektricitetit. Gjithë pjesët e pajisjeve elektrike, në të cilat duhet të kalojë elektricitet, janë metalike. Për shembull, kunjat e një spine janë prej metali. Këto kunja lejojnë kalimin e rrymës elektrike nga priza e murit në spinë dhe më pas në pajisje, si për shembull në hekurin për të hekurosur ose në televizor.Kur kapim spinën, prekim vetëm mbulesën e saj. Ajo është prej plastike, apo prej diçkaje të ngjashme, që është jopërçuese shumë e mirë e elektricitetit.Shikoni figurat e mëposhtme. Diskutoni përdorimin e përçuesve dhe të jopërçuesve në këto elemente.30 2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikëNjë copë kablloje elektrikeKujdesi gjatë përdorimit të rrjetit elektrikNëse rryma e rrjetit elektrik të përdorur në jetën e përditshme kalon në trupin e njeriut, atëherë ai pëson një goditje elektrike (e zë korrenti). Zemra mund t’i ndalet, pra edhe mund të vdesë.Dëmtimi i telave përçues të rrjetit elektrik është shkaku kryesor i aksidenteve nga elektriciteti. Shpeshherë, pjesë të Një çelës. Keni bërë një të tillë në klasat e mëparshme.Një çelës muri për rrjetin elektrik

