Page 33 - Demo
P. 33
Çfarë mësuatPajisjet elektrike janë të ndërtuara prej lëndësh që e përçojnë elektricitetin dhe prej lëndësh që nuk e përçojnë atë.Njohuritë rreth përçuesve dhe jopërçuesve ju ndihmojnë ta përdorni elektricitetin në mënyrë të sigurt.Flisni rreth...Diskutoni rreth përçuesve dhe jopërçuesve elektrikë në klasën tuaj.2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikë 31ABtelave prej bakri edhe mund të zhvishen prej mbrojtjes plastike. Nëse prekni telin në këto pjesë, mund të pësoni goditje elektrike. Ja dy mënyra se si mund të dëmtohen telat elektrikë. Mos i shtrini kurrë telat elektrikë nën tapet. Nga të ecurit mbi tapet, telat e bakrit mund të zhvishen prej veshjes plastike. Nëse telat prej bakri prekin njëri-tjetrin gjatë kalimit të rrymës ndërmjet tyre, mund të shkaktohet zjarr. Mos e hiqni kurrë spinën duke tërhequr kordonin, ashtu siç tregohet në figurë. Kështu mund të dëmtohet kordoni dhe mandej të zhvishen telat. Spinën hiqeni nga priza duke e kapur dhe duke tërhequr vetëm atë.Pyetje dhe detyra1. Gjeni në shtëpi dhe në shkollë pajisjeqë përdorin përçues dhe jopërçues.a)Renditni pajisjet.b)Zgjidhni një shembull. Vizatojeni dhe bëni një tabelë me lëndët e përdorura. Tregoni nëse ato janë përçuese apo jopërçuese.2. a)Parashikoni se çfarë mund t’u ndodhë njerëzve në figurat A dhe B.b)Shpjegoni pse.3. Krijoni një poster rreth kujdesit që duhet treguar ndaj rreziqeve të elektricitetit.

