Page 36 - Demo
P. 36


                                    Ndërtimi i një qarku me shumë elementeNdërtoni një qark duke përdorur një llambë sikurse tregohet në skemë.Mbyllni çelësin. Vrojtoni llambën.Hapni çelësin.Bëni një parashikim se çfarë do të ndodhte nëse do të shtonit edhe një llambë tjetër në qark. Provoni parashikimin tuaj.Ndriçojnë llambat më shumë apo më pak kur shtohet llamba e dytë? Pse?Veprimtaria 2.6aMjetet e nevojshmenjë pilë 1,5 V • dy llamba në portollambë • një çelës 150 cm tel • gërshërë • një thikë e mprehtë • shirit ngjitësDiskutimi dhe planifikimi i hulumtimit tuajMë poshtë gjenden dy pyetje, përgjigjet e të cilave duhet t’i provoni.1. Një qark përmban një bateri 3 V, të përbërë nga dy pila 1,5 V secila dhe tri llamba. Nëse nga ky qark hiqni një llambë, llambat e mbetura do të ndriçojnë më shumë apo më pak?2. Nëse në qarkun e përdorur më sipër shtoni një pilë të tretë 1,5 V, llambat do të ndriçojnë më shumë apo më pak?Veprimtaria 2.6bQarku elektrik në figurën djathtas përmban shumë elemente (llamba).2.6 Qarqet elektrike me numër të ndryshëm elementesh34 2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikë
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40