Page 37 - Demo
P. 37
Çfarë mësuat Kur pakësojmë numrin e llambave në një qark, llambat që mbeten ndriçojnë më shumë.Kur shtojmë numrin e llambave në një qark, llambat që mbeten ndriçojnë më pak.Kur shtojmë numrin e pilave në një qark, llambat ndriçojnë më shumë.Kur pakësojmë numrin e pilave në një qark, llambat ndriçojnë më pak.Flisni rreth...Nëse një qark elektrik nuk punon, çfarë duhet të kontrollohet?2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikë 35Diskutoni se si do të planifikoni hulumtimin tuaj për t’iu përgjigjur këtyre dy pyetjeve.Zgjidhni çfarë elementesh ju nevojiten për të ndërtuar qarkun. Përdorni njohuritë tuaja rreth qarqeve elektrike për të parashikuar se çfarë do të ndodhë gjatë kryerjes së eksperimenteve.Ndërtoni qarkun tuaj. Vrojtoni se çfarë ndodh kur hiqni llambën. Mandej vrojtoni se çfarë ndodh kur shtoni një pilë tjetër. A dolën parashikimet?Përsëritni çdo eksperiment për vrojtimin e të cilit nuk jeni të sigurt.Përdorni rezultatet e gjetura për t’iu përgjigjur pyetjeve të shtruara.Pyetje dhe detyra1. Vizatoni një skemë elektrike për secilin nga qarqet e ndërtuara në veprimtarinë 2.6b.2. Shikoni qarkun A dhe qarkun B. Në cilin prej tyre ndriçimi është më i madh?3. Propozoni ndonjë pyetje për një qark tjetër, rreth të cilës mund të bëni një hulumtim.Qarku BQarku A

