Page 38 - Demo
P. 38
2.7 Shtimi i elementeve në një qark36 2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikëPajisje të ndryshme kanë nevojë për rrymë me intensitete të ndryshme që të punojnë. Në vend të një llambe, në një qark mund të vendosen zile, sinjalizues zanorë, motorë etj.Këto elemente kanë nevojë për burime më të fuqishme elektriciteti sesa një llambë. TensionetMadhësia e rrymës që i nevojitet një pajisjeje elektrike për të punuar, varet nga tensioni me të cilin ajo duhet të punojë. Tensioni matet me njësinë e quajtur volt (V). Shikoni vlerat e tensioneve me të cilat punojnë pajisjet në figurë.Tensioni i punës së një zileje është 6 V. Nëse në një qark vendosni një zile, që ajo të punojë nevojitet një bateri 6 V. Një ushqyes elektrik 6 V mund të përftohet nga bashkimi i katër pilave 1,5 V. Kësaj zileje i duhen 6 V për të punuar.Kësaj llambeje i duhen 1,5 V për të punuar.Këtij sinjalizuesi zanor i duhen 3 Vpër të punuar.Këtij motori i duhen 24 Vpër të punuar. Sepse nuk ka aq bateri sa i nevojiten. Më lër t’ia vendos unë.Pse nuk lëviz makina?

