Page 39 - Demo
P. 39
Çfarë mësuat Pajisjeve të ndryshme u nevojitet rrymë me madhësi të ndryshme për të punuar.Kur ndryshojmë numrin e pilave, ndikojmë në cilësinë e punës së pajisjeve.Flisni rreth...Për çfarë mendoni se mund të përdoren një pilë 1,5 V dhe bateri12 V?Ndërtimi i një qarku me numër të ndryshëm elementeshPlanifikoni, pastaj ndërtoni një qark me një bateri, një çelës dhe një sinjalizues zanor. Provoni të shtoni një bateri tjetër në këtë qark. A do të lëshojë sinjalizuesi zanor një tingull më të lartë?Tregoni se si do ta ndryshonit qarkun, nëse do të zëvendësonit sinjalizuesin zanor me një motor ose me një zile.Diskutoni se si do t’i ndërtoni këto qarqe. Zgjidhni çfarë elementesh ju nevojiten. Përpara se të ndërtoni secilin qark, parashikoni se çfarë do të ndodhë. Ndërtoni qarkun e parë. A punon sinjalizuesi zanor?Shtoni një tjetër pilë në bateri. Vrojtoni çdo ndryshim.Bëni ndryshimet e planifikuara për të zëvendësuar sinjalizuesin me një motor ose një zile.Parashikoni se çfarë do të ndodhë. A dolën parashikimet?Përsëritini ato eksperimente për vrojtimin e të cilave nuk jeni të sigurt.Veprimtaria 2.7Mjetet e nevojshmedy bateri • një çelës • një sinjalizues zanor • tela për lidhje • një motor • një zilePyetje dhe detyra1. Vizatoni një skemë elektrike për secilin nga qarqet e ndërtuara në veprimtarinë 2.7.2. Në baterinë e qarkut me sinjalizues shtohet një pilë tjetër.Çfarë përfundimi nxirrni rreth ndikimit të saj në qark?3. Vrojtoni qarqet A, B dhe C. Ziles dhe sinjalizuesit u nevojiten nga 6 V për të punuar, ndërsa motorit vetëm 1,5 V.a) Parashikoni se cili nga këto qarqe do të punojë.b) Shpjegoni pse qarku tjetër nuk punon.2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikë 37Qarku AQarku CQarku B

