Page 40 - Demo
P. 40


                                    2.8 Gjatësia dhe trashësia e telave në qarkFjalë kyçetrysnirezistencë 38 2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikëShikoni fëmijët që po ujisin kopshtin. Kur del nga rubineti, uji ka të njëjtin trysni (shtypje)në të katër tubat e ujitjes. Këta tuba paraqesin rezistenca të ndryshme ndaj rrjedhjes së ujit që kalon në ta. Sa më e madhe të jetë rezistenca e tubit ndaj ujit, aq më pak ujë del nga ai. Tubi që ka Enea është i gjatë, ndërsa ai që ka Vesa, është më i shkurtër. Tubat e tyre kanë të njëjtën trashësi. Shikoni se nga cili prej tubave del më shumë ujë? Cili tub i krijon më shumë rezistencë ujit, i gjati apo i shkurtri?Tubi që ka Tomi është i hollë, ndërsa ai që ka Era është i trashë. Tubat e tyre kanë gjatësi të njëjtë. Nga cili prej tyre del më shumë ujë? Cili tub i krijon më shumë rezistencë ujit, i holli apo i trashi? Njohuritë për rrjedhjen e ujit në një tub mund t’i zbatoni për rrjedhjen e rrymës elektrike në një përçues. EneaVesa TomiEra
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44