Page 41 - Demo
P. 41
Çfarë mësuat Ndryshimi i gjatësisë ose i trashësisë së telit në një qark ndryshon madhësinë e rrymës.Flisni rreth...Në ç‘pjesë të llambës përdoren tela të hollë? Pse?2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikë 39Kabllo elektrike e mbledhur në tamburNdryshimi i trashësisë së telit në qarkNdërtoni një qark elektrik, si ai në figurë. Futni në qark edhe një tel rezistence të hollë me gjatësi 10 cm. Matni rrymën me multimetër.Zëvendësoni telin e hollë të rezistencës me një tel rezistence të trashë, me të njëjtën gjatësi. Por, përpara kësaj, bëni një parashikim lidhur me vlerën që do të tregojë multimetri. Madhësia e rrymës do të jetë më e madhe apo më e vogël?Vërtetoni parashikimin tuaj.Si mendoni, a do të ndryshojë vlera e rrymës që tregon multimetri, nëse ndryshon gjatësia e telit të rezistencës? Diskutoni se si do ta provoni këtë dhe sa të dhëna ju nevojiten.Vërtetoni parashikimin tuaj.Veprimtaria 2.8Mjetet e nevojshmedy pila 1,5 V • tela (tela rezistence të hollë dhe të trashë) • multimetërkapëse metalikePyetje dhe detyra1. a)Kopjoni fjalinë e mëposhtme, duke zgjedhur fjalën e saktë nga dy prej alternativave. “Tubat e gjatë ose të hollë i shfaqin ujit që kalon në ta rezistencë më të madhe/më të vogël, sesa tubat e shkurtër ose të trashë.”b)Shkruani një fjali të ngjashme në lidhje me kalimin e rrymës në tela përçues të ndryshëm.2. a)Si do të ndryshojë vlera që tregon multimetri, nëse telin e hollë të rezistencës e zëvendësojmë me një të trashë?b)Shpjegoni pse ndodh kjo. 3 a)Si do të ndryshojë vlera që tregon multimetri, nëse ndryshon gjatësia e telit të rezistencës?b)Shpjegoni pse ndodh kjo.SfidëKabllot elektrike që mblidhen në një tambur arrijnë rreth 30 m gjatësi. Pse këto kabllo janë prej teli të trashë dhe jo prej teli të hollë?

