Page 42 - Demo
P. 42
2.9 Shpikja e baterive elektrikeGjithë qarqet elektrike kanë një pilë apo një bateri. Ato përmbajnë lëndë të posaçme ndërmjet të cilave zhvillohen reaksione kimike. Gjatë këtyre reaksioneve sigurohet energjia e nevojshme për lëvizjen e ngarkesave elektrike në qark. Cilat ishin pilat e para të shpikura?Bateria e BagdaditNë qershor të vitit 1936, gjatë ndërtimit të një hekurudhe të re, punëtorët gjetën një varr të lashtë pranë qytetit të Bagdadit (Iraku i sotëm). Në këtë varr, arkeologët gjetën sende me moshë 2000-vjeçare. Banorë të këtij rajoni në atë kohë ishin persët.Një nga sendet e vjetra apo reliktet e gjetura në këtë varr, ishte një poçe balte. Poçja kishte brenda një shufër hekuri, që fillonte nga fundi dhe dilte nga gryka e saj. Kjo shufër rrethohej nga një tub prej bakri. Shkencëtarët bënë kopje të këtij relikti. Kur ata e mbushën tubin me një lëng acid, sikurse është uthulla, ndërmjet shufrës së hekurit dhe tubit prej bakri u krijua një tension elektrik nga 1,5 deri 2 volt. Arkeologët mendojnë se njerëzit e lashtë kanë mundur të përdornin bateritë që rreth 2000 vjet më parë. Ato kanë qenë si kjo që u përshkrua më sipër dhe kanë shërbyer për të veshur sendet metalike me ar. Zbulimi i GalvanitLuixhi Galvani ka qenë mjek italian. Rreth vitit 1780, ai zbuloi rrymën elektrike. Pasi kapi këmbët e një bretkose me një grep prej bakri, i vari ato në një mbajtëse hekuri. Ai vërejti se muskujt e këmbëve të bretkosës u drodhën. Galvani ishte i saktë kur tha se dridhja shkaktohej nga rryma elektrike, por ai mendonte se rryma vinte nga nervat e këmbëve të bretkosës, prandaj dhe e quajti “elektricitet shtazor”. Pila e VoltësAleksandër Volta ka qenë një profesor italian. Ai i përsëriti shumë herë eksperimentet e Galvanit, por me lëndë të ndryshme. Nga këto eksperimente, ai arriti në përfundimin se elektricitetin nuk e shkaktonin këmbët e bretkosës, por dy metalet e ndryshme, bakri dhe hekuri.40 2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikë

