Page 43 - Demo
P. 43


                                    Çfarë mësuat Bateritë e para primitive janë krijuar që para 2000 vjetësh. Më vonë shkencëtarët, nëpërmjet provave, ideve dhe mendimit krijues, i kanë përmirësuar ato deri në gjendjen që janë sot. Flisni rreth...Si mund t’i ketë shpikur njerëzimi bateritë 2000 vjet më parë?Këmbët e bretkosës përmbanin një lëng që përçonte rrymën. Dridhja e muskujve të tyre shkaktohej pikërisht prej kalimit të rrymës elektrike.Në shekullin XIX, pas shumë eksperimentesh, Volta zbuloi një tip baterie që u quajt pila e Voltës apo pila voltaike. Ajo përbëhej nga një stivë disqesh prej zinku dhe bakri. Ndërmjet secilit disk gjendej një copë kartoni e lagur me ujë të kripur. Takimi i skajeve të dy telave përçues, njëri i lidhur në diskun e poshtëm prej zinku dhe tjetri i lidhur në atë të sipërm prej bakri, prodhonte vazhdimisht shkëndija. Volta ndërtoi pila të ndryshme, duke përdorur tridhjetë, dyzet apo gjashtëdhjetë disqe. Ai e kuptoi ndikimin që kishte ndryshimi i numrit të disqeve. Kështu zbuloi se madhësia e shkarkesës elektrike shtohej me rritjen e numrit të disqeve të përdorura në pilë. Më vonë, falë eksperimenteve të shumta, shkencëtarët e përmirësuan baterinë e Voltës.Pyetje dhe detyra1. Çfarë vrojtoi Galvani në eksperimentin e tij me këmbët e bretkosës?2. Çfarë përfundimi nxori Galvani nga këto vrojtime?3. Si i zhvilloi Volta më tej idetë e Galvanit?4. Çfarë matjesh bëri Volta për të siguruar prova në lidhje me madhësinë e rrymës elektrike?5. Thoni ndryshimet ndërmjet shpjegimeve të Galvanit dhe atyre të Voltës, lidhur me arsyet e rrjedhjes së rrymës elektrike.6. Cilës njësie elektrike i është dhënë emri për nder të Voltës?2 Përçuesit dhe jopërçuesit elektrikë 41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47